Pse kjo botë , kaq e trazuar ? – Adem Nuhaj
…….. Pse kjo botë , kaq e trazuar ? ……
Ç’është kjo botë , kaq e trazuar
Pse , s’po gjenë rehat natyra
Mendojnë për ta shkatërruar
Dhe nxjerin , lloj – lloj mënyra.
Gjithë këto fuqit e mëdhaja
Do na bjenë modernizimin
Mëndjen e kanë , tek paraja
S’mendojnë kurrë , për njerëzimin.
Bëhen luftra , anë e mbanë
Meren jetë , që s’kanë faj
Fukaraja s’gjenë derman
E shikon , në lotë e vaj.
Ç’është kjo botë , rehat s’po gjenë
Nuk bëhet një jetë normale
Shumë karbon , pak oksigjenë
Nga bërthamorët , centrale.
Prodhojnë bomba dhe fishekë
Na ka zënë me të keqin
Që , harxhojnë miliarda lekë
Për të prishur , jo të ndreqin.
Turren shtetet , s’di se ç’kanë
Çojnë ushtritë , palë – palë
Vrasin , presin , bëjnë hatanë
Pastaj shkojnë me bisht në shalë.
Kurrë , nuk vjen përparimi
Kur , ti të mbyt me barutë
Më shumë shtohet shkatërrimi
Më mirë hundët mos i futë.
Pse nuk e lënë njerëzimin
Rehat , në shtëpin e tijë
Çdo popull e ka mendimin
Le të rrojë , si të dijë.
Por , në emër të liris
Trazojnë botën , bëjnë gjëma
Po , ç’faj ka zèmra e fëmijs
Që , qan mbi telat me gjëmba.
Jam i dobët , s’kam fuqi
Të kisha fuqi madhore
Të gëzoja çdo fëmi
Në këtë botën mizore.
……… Adem Nuhaj ………