May 21, 2024

Mos më lërë mërzitur – Adem Nuhaj

……… Mos më lërë mërzitur ………

Shkon dhe vjenë , si flutur
Ti moj belë këputur
Dhe flokët e gjata
Era t’i hedhë mbrapa.

Më shkon nëpër lule
Si , thëllëzë gjithë nure
Atë syn e shkruar
Kush ta ka punuar.

Atë syn shigjetë
Që , thyen dhe rrufetë
Faqet , mollë e ftua
Më plagosin mua.

Mos më lërë mërzitur
Në brinjë duke pritur
Nga vëndi s’po luajë
Se , për ty po vuajë.

Po digjem , si shpuzë
Veç të puthë në buzë
Për to , po marrosem
Aty , të mjaltosem.

Se , kjo dashuria
Qënka zjarr dhe prushë
Lërë buzët e mia
Të , të puthë në gushë.

Që , të heqë mërzinë
Këtu lartë në brinjë
Më lërë të puthë syn
Dhe të fle mbi gjinjë.

Me bukurin tënde
Mike , moj më ç’mënde
Pse shkon poshtë e lart
Apo , për inat.

– Ìnat nuk të kam
Por e vogël jam
– Mos rri në sikletë
Se , do të rris vetë.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: