November 21, 2024

Lefter Çipa, bilbil ishte – Adem Nuhaj

……….. Lefter Çipa , bilbil ishte ………

Nuk gjenden aq gurë mermeri
Që , të ngrihen peidestal
Për vargjet , që la Lefteri
Princ i bregut , legjendar.

Të gjitha faqet e malit
S’më mjaftojnë për të shkruar
Dhe i gjithë ujë i zallit
Të ish bojë , do ish mbaruar.

Se , t’i shkruash Lefter Çipës
Duhen ditë dhe duhen netë
Duhen fjalë , sa Mal i Çikës
Duhen vargje , sa një det.

Vjershëtor dhe vargje kënge
Na ka lënë , plotë një thesar
Ja ka lënë kësaj nëne
Që , nuk blihen as me ar.

Bilbilat do ligjërojnë
Me vargjet e Lefter Çipës
Kanë mësuar dhe do mësojnë
Brezat tanë , sipas traditës.

Ato këngë me tinguj cule
Penë e tija , di ç’ka lënë
Rrufetë i kthente në lule
Gurët e strrallit në këngë.

Me vargjet , si mjaltë blete
Lefter Çipa , bilbil ishte
Të bënte , merte me vete
Nga xhani sëmundjen hiqte.

Vargjet , kur i ligjëronte
Lulet çelnin , si në Maj
Shkëmbin bënte të këndonte
Burimet kthente në vaj.

Në çdo stuhi dhe rrebeshë
Penë e tij , ish flakë baroti
Në Labërin mbretëreshë
Lefter Çipa , pilurioti.

……….. Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: