Shqipëri, moj nure – Adem Nuhaj
………. Shqipëri , moj nure ………
Shqipëri , moj nure
Nga errësira dole
Plotë me plagë lufte
Por , prap i shërove.
Dyzetë vjetë ndërtove
Një ushtri të fortë
Dritë dhe shkolla çove
Ku , dhia s’shkon dotë.
Ti , si asnjëherë
Në çdo vëndë malor
Kishe infermirë
Mësues dhe doktor.
U zhduk hasmëria
Nuk njihej gjakmarja
Por , veç dashuria
Kënga edhe vallja.
Uzina , fabrika
Dhe hidrocentrale
Fushat plotë me drithëra
Blegtori në male.
Tani , të rrëmbyen
Si , dele nga tufa
Si ujku , të shqyen
Më keq , se , sa lufta.
Të kanë sakatuar
Këta të babzitur
Çdo gjë shkatërruar
Nga , ç’ka ishte ngritur.
Shumë plagë të kanë hapur
Shqipëri , ç’të gjeti
Plagë , që janë përhapur
Më shumë nga kurbeti.
Dhe shumë plagë të tjera
Të shohë në çdo anë
Me mur , si kështjella
Ndahet , vllau me vllanë.
Shiko parlamentin
Ç’është kjo politik
Thua , njëri – tjetërin
Mos e kanë armik !?
” Rroftë ” demokracia
Dhe ” kapitalizmi ”
Është bërë Shqipëria
Si , një kal hipizmi.
Por , kujdes ju hiena
Se , kali kur bredhë
Po të hodhi shqelma
S’di , se , ku të hedhë.
………. Adem Nuhaj ……..