November 21, 2024

Ishte zanë mali – Adem Nuhaj

……….. Ishte zanë mali ……….

Bilbilat këndonin
Thëllëzat në valle
Majë shkëmbit loznin
Nja dy – tre , sorkadhe.

Ujë gurgullonte
Në ato burime
Vendi kundërmonte
Aromë trendeline.

Një vajzë , si flutur
Nëpër lule lozte
Me belin këputur
Mëndjen m’a trazonte.

Ìshte zanë mali
Gusha e bardhë shkumë
Përmbi gju fustani
Ç’të , të shihja unë.

Kur , më pa dhe qeshi
Si , lulja në Maj
Syri seç më mbeti
Mbi gjirin e saj.

Duke mbledhur lule
Ìu afrova pranë
Në ballë , nën baluke
Ì putha nishanë.

Kurorë përmbi flokë
Lulet unë ia vura
Ì pashë një pikë lotë
Që , i ra tek buza.

Ajo pikë loti
Si , vesa mbi bar
Etjen time hoqi
Se , për ujë qeshë tharë.

Syri saj i zi
Priste , për t’i vajtur
Dy mollë në gji
Për mua kish mbajtur.

Nga buzët e ëmbëla
Mjaltë tek mua çoi
Me flokët , si tënda
Mua më mbuloi.

………… Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: