November 21, 2024

Bashkë me yjet do bëjë dritë – Adem Nuhaj

……… Bashkë me yjet do bëjë dritë ……..

Pse e bëjmë botën të egër
Plotë me dhimbje hidhërime
Pse nuk shohim anën tjetër
Ku , ka dashuri gëzime.

Sot me syrin e lotuar
Themi , Mateo i mjerë
Por , në botën e trazuar
Si Mateua , ka të tjerë.

Pse i lëmë këto fytyra
Që , livadhisin të lirë
Ata sjanë , veç vampira
Dhe gjak duanë , për të pirë.

Kemi detyrë , që t’i mbrojmë
Këto lule t’porsa mbira
Të rriten , të lulëzojnë
Ndaj do djegur këta vampira.

Jemi larg dhe na dhëmbë zëmra
Për lulet , kur i këputin
Por , si bëjnë ato nëna
Që nuk kanë më çfarë të puthin.

Zëmrën plotë me hidhërime
Po i shkruaj këto fjalë
Për atë lule dafine
Për Mateon tetë vjeçarë.

Nga një dorë e shpirt xhelati
Ju preh jeta , mbylli sytë
Në krahët e zotit vajti
Bashkë me yjet , do bëjë dritë.

………. Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: