November 21, 2024

O zot , pse na hidhërove – Adem Nuhaj

……… O zot , pse na hidhërove ……

Dyzetë e pesë jetë mori
Sa shumë na ke hidhëruar
Moj ditë e zezë Nëntori
Do mbetesh e paharruar.

O zot , pse na hidhërove
Vdekjen nuk e kishin hak
Pse nuk ndale dhe mendove
Për ata foshnje binjak.

Pse le të bëhej hataja
Dorën tënde pse s’e vure
Tani s’dihet ku është faja
Që , brënda në flakë i zure.

Pse në zi të mbajmë kurorën
Për lulet , sa kishin çelur
Dhe për ata , që i mbollën
Tani loti , lumë derdhur.

Shpirti juaj u prehftë në paqe
O ju vëllezër dhe motra
Ìshit lule manushaqe
Do t’na mungoni tek sofra.

…… Adem Nuhaj ….. .

Shpërndaje në facebook: