Të priste me vetull – Adem Nuhaj
…… Të priste me vetull …….
Seç më zunë sytë
Tutje në livadhe
Një të bukur Vitë
Lozte , si sorkadhe.
Këngën , kur këndonte
Ja mbante thëllëza
Dhe rrugën nga shkonte
Ja ndriçonte Hëna.
Sa bukur këndonte
Në sheshe tërfili
Zërin e bashkonte
Me të dhe bilbili.
Rridhte zëri ëmbël
Si ujët në krua
Ashtu , si në ëndërr
Më rrëmbeu dhe mua.
Zëmrën ma plagosi
Me nazet e saja
Me mua , kur lozi
Më dogji sevdaja.
Herë më ikte tutje
Herë më vinte pranë
Kur më jepte puthje
Kisha gjithë dynjanë.
S’di , ku ishte rritur
Ajo lule mali
Me vesë ish vaditur
A , me ujë zalli.
Ku e kishte gjetur
Atë bukuri
Të priste me vetull
Me bishtë synë e zi.
…………. Adem Nuhaj ………