Me respekt , vijmë ju nderojmë – Adem Nuhaj
……. Me respekt , vijmë ju nderojmë ……
Shumë vjetë shkuanë dhe vanë
Që trimat flenë në lëndinë
Toka mëmë në gji i mbanë
Jetën dhanë për Shqipërinë.
Bijtë e nënës , vajza djem
Luftuan ne pushkë në dorë
Na çliruan mëmëdhen
Më 29 – Nëntor.
Me armikun dhëmb për dhëmb
Luftuanë , si shqiponja mali
Flakë rrufeje përmbi shkëmb
Se , i ndizte ideali.
Sa shumë malli na ka marë
T’ju shikojmë , t’ju puthim ball
Por , ju ndrini si pishtarë
Ndaj jetoni , si të gjall.
Veprën , që ju kini lënë
Do të kujtohej në shekuj
Gjaku juaj , ka hedhur rrënjë
Prandaj mbesni të pavdekur.
Gjakun , që derdhët në male
Gjaku që pruri lirinë
Gjak i moshës djaloshare
Ju nderoni Shqipërinë.
Ato nëna , që i rritnin
Të lumtura qofshin përjetë
Se , në luftë bijët , kur binin
Pushkët ato mernen vetë.
Djep i nënës , asaj zonje
Rriti bijë , zemër luani
Gjirin me qumësht shqiponje
Ndaj rritën shqiponja mali.
Me respekt , vijmë ju nderojmë
Me lule , ju bëjmë kurorë
Me krenari , ju kujtojmë
Çdo 29 – Nëntor.
……… Adem Nuhaj ……..