November 21, 2024

Ç’plagë , që të është hapur – Adem Nuhaj

……… Ç’plagë , që të është hapur ……..

Ç’plagë , që të është hapur
Shqipëria ime
Bijtë të janë përhapur
Të gjithë në mërgime.

Fshatëra të shkretuar
Oxhaqet pa tym
Toka , pa punuar
Me qindëra dynym.

Syri pikon lotë
Të shoh një fëmi
Por , veç në çdo portë
Shehë veç pleqëri.

Ç’të hapi kurbeti
Plagë të madhe , halli
Sikur nga tërmeti
Çahet më dysh mali.

Shumë bijë , ti ke ler
Si , lulet mbi dhe
Por , në shumë dyer
Shqipe , sot s’i ke.

Hahen me të keqen
Rrugëve të Europës
Dhe andej dergjen
Nëpër dyrtë e botës.

Shumë fshatëra s’dëgjohen
Hije zezë ka rënë
Nuk di .. a do zgjohen?
Nga gjumi i zënë !!!.

………… Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: