Shtëpia ndriçonte – Adem Nuhaj
……… Shtëpia ndriçonte ………
Mblidheshin dikur
Njerzit nëpër oda
Burri ishte burr
Dhe gratë ishin zonja.
Niste muhabeti
Dhe shtrohej rakia
Me fundë shëndeti
Kur , ngrihej dollia.
Thernin të kërthinjë
Dhe deshë përçorë
Kur , dy të rinjë
Vendosnin kurorë.
Dikush , fjalën merte
Histori tregonte
Asnjëri nuk qeshte
Gjithë oda dëgjonte.
Pastaj mernin valle
Dyshe , burrërore
Herë , kapur prej qafe
Herë , kapur prej dore.
Gratë nga shpi e punës
Punonin , si bleta
Herë , i shtynin urës
Dhe herë , hiqnin peta.
Në mes nga dollia
Kënga vinte gjym
Disa nga rakia
Bëheshin dhe tym.
Sa lezet , që kishin
Mbledhur vërdall sofrës
Të mdhenjtë mernin bishtin
Dhe gjysmën e kokës.
Shtëpia ndriçonte
Qeshte dhe avllia
Se , vërdall lozte
E gjithë vegjëlia.
………. Adem Nuhaj ………