Një vajzë e bukur në lugje – Adem Nuhaj
…….. Një vajzë e bukur në lugje …….
Një vajzë e bukur në lugje
Sytë kurrë s’më kishin zënë
Unë afrou , ajo bëjë tutje
Vall mos ishte ngjyer në Hënë.
Floku saj hedhur pas shpine
Rrezet e diellit i thyente
Kishin ngjyrë trendeline
Mos në trendelinë i ngjyente.
Dhe trupin lastar hardhie
Qafë gjatë , belin e hollë
Të bente në vënd të rrije
Faqet kuqonin , si mollë.
Vetullat shushunjë përroi
Qerpikët , si gjëmb dëllënje
Cep i syrit bishtë fajkoi
Ì lyer me ngjyrë gështënje.
Ç’të të shihja , zot o zot
Ç’mu verbua dritë e syrit
Kur e shihja këmbë e kokë
Mos ishte pikë e floririt.
Ìkte , shlodhej nëpër rrëza
Rrinte , lahej tek burimi
E pa , la vallen thëllëza
Dhe këngën pushoi bilbili.
Ç’bukuri të rrall , që kishte
Si , një lule mbirë në shkëmb
Çdo sy , që atë e shihnte
Këmba s’ikte , zinte vënd.
Si , dallgë e madhe në det
Më rrëmbeu , zuri sevdaja
S’më linte meraku shkret
Ndaj ndoqa gjurmët e saja.
………… Adem Nuhaj ………..