Moj e bukura birua – Adem Nuhaj
………. Moj e bukura birua ……..
Mike moj s’të kam harruar
Kur , nga ty mora një fjalë
Më dhe shpresë pë t’u takuar
Bashkë me lulet në behar.
Syri yt qielli i kaltër
Për ty , po tretem nga malli
Pse nuk e lëmë pak më afër
Ì bukur është dhe Janari.
Zjarri yt i dalë mbi faqe
Është zjarrë dashurie
Nga ty çelin manushaqe
Beharin , Ti vetë e bie.
Si , mali mbuluar me borë
Trupi yt mbuluar me nur
Qafêgjatë belin e hollë
Ti, çelë lule dhe mbi gur.
Hajde mos më rri larguar
Të rrimë , të dy pranë e pranë
Dhe në dimrin e tërbuar
Me ty veç behare kam.
Moj e bukura birua
Trupi yt i larë në Hënë
Ma plagose zëmrën mua
Me ato lajka , që bënë.
Vetullat mbi sy kurorë
Flokë verdha trendelinë
Gjoksi hedhur mal me borë
Që , mbanë brënda dashurinë.
Pikë e lotit , kur pikon
Vesë e prillit qelibar
Gërshetin , kur e lëshon
Bënë vëzhdagë përmbi bar.
Dhe ai bilbil i Prillit
Kur të sheh këngën fillon
Vjen dhe qëndron sipër gjirit
Aty këngën ligjëron.
………… Adem Nuhaj ………..