Ç’më bëre moj nazemadh – Adem Nuhaj
…… Ç’më bëre moj nazemadhe ……
Ç’më bëre të martë lumi
Kur shkoje për ujë në krua
Përmbi gju të rrinte fundi
Çapin hidhje , si mbi thua.
Duke tundur bëje udhën
Kokën , sa andej , këtej
Trëndafil e kishe buzën
Syri çponte tej pertej.
Të shihja , si i shastisur
Mëndjen seç m’a turbullove
Sa shpejtë , që më ishe rritur
Zbukuruar , si lule bore.
Shkon dhe vjen , si gjeraqinë
Sa të shihja , më e bukur
Shkon dhe loz nëpër lëndinë
Lule më lule , si flutur.
Të shihja faqet i mjeri
Aty mbledhur bukuria
Aty , ku thuhej dhe Dielli
Ku , zhduken rrezet e tija.
Ç’më bëre moj nazemadhe
Zemrën , si me plumb plogose
Gjunjët seç m’i preve fare
Dhe mëndjen time e sose.
Aty bjer dhe aty ngrehu
U afrova përmbi krua
Dashuria më rrëmbehu
Nga ato lajkat e tua.
Herë e ndrojtur , herë gaztore
Shikimin e syve hidhje
Ata sy të bërë prej dore
Një e hapje , një e mbyllje.
Ç’të shihja mbi kraharorë
Aty thashë të zija vënd
Mos vall rea me dëborë
Kishte rënë mbi trupin tënd.
Aty kokën të të vija
Më dukej , si mbi dafina
Dhe gjumin aty t’a flija
Poshtë gushës me temina.
………… Adem Nuhaj ……….