November 21, 2024

U boshatis fshati – Adem Nuhaj

……… U boshatis fshati ……..

U boshatis fshati
Ìku njerëzia
Ìku , s’dimë ku vajti
Ajo bukuria.

Ìkën e lanë fshatin
Shpërndarë nëpër botë
Dhe nëna evlatin
Me sy s’e sheh dotë.

Toka rri e “qanë”
Mbeti shkretë e mjera
E sheh anë e mbanë
Me shkurre , me ferra.

Dhe stanet në male
Mbetën të shkretuar
Se cula dyjare
Atje ka pushuar.

Livadhet , lëndinat
Tani , sikur flenë
S’ndihen blegërimat
S’presin më kopenë.

Kërraba me gunën
S’kapen më me dorë
Mallë kanë për rudën
Për zile këmborë.

Dhe pragu i derës
Ka rënë , si në zi
Zënë nga gjëmbë i ferrës
S’hynë e s’delë njeri.

Për krojet ç’te themë
Sikur , po lotohen
S’ka më vajza djemë
Të venë , të freskohen.

Ato rrugë dhe shtigje
Sa , këmbë i kanë shkelur
Sa , gjurma , kujtime
Tani mbi to mbetur.

Ato rrugë me gur
Presin për evlatër
Ashtu , si dikur
T’i çojnë në çdo vatër.

…………. Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: