Më erdhe, si flutur – Adem Nuhaj
…….Më erdhe , si flutur ……
Më erdhe , si flutur
Në buzë të beharit
Erdhe duke tundur
Mbi majën e barit.
Flladi përkëdhelte
Palët e fustanit
Vetë erdhe më gjete
Tek tënda e stanit.
Si , thëllëzë me pika
Përmbi shark të ula
Me mish të gostita
Djathë nape të prura.
Një dorë , ty tek beli
Tjetërën në gji brënda
Si , zog harabeli
Ty , të hidhej zëmra.
Mbi faqet e tua
Zjarri përvëlonte
Nga zjarri dhe mua
Zëmra më gufonte.
Plot me ledhatime
Unë të puthja ballin
Ti , në buzen time
Sikur derdhe mjaltin.
Kur , të putha syrin
Syri lotin çoi
Si , vesë lagu gjirin
Dhe e zbukuroi.
Flladi , që freskonte
Të hapte fustanin
Gjiri të zbardhonte
Si djathi , që hanim.
Të dy nisëm këngën
Me culë dyjare
Ti , ndriçove tëndën
Si , Hëna mbi male.
…….. Adem Nuhaj ………