November 21, 2024

Princ i vargjeve të ëmbëla – Adem Nuhaj

……… Princ i vargjeve të ëmbëla …….
( detikuar poetit te madhë , Lefter Çipa ).

O mali , që rri mbi male
O penë lari në flori
Gjithë jetën këngës s’ju ndave
Ligjërove poezi.

Ato këngë , që Ti ke shkruar
S’e humbasin bukurinë
Brënda tyre je brumuar
Bashkë me lulet në lëndinë.

Bilbili në lis këndon
Dhe i mban iso thëllëzës
Kënga nga Ty i buron
Ndaj mbete , Lefter i këngës.

Ti mbete margaritar
Për këngët e Labërisë
O Lefter Çipa , pishtar
Je brënda polifonisë.

Princ i vargjeve të ëmbëla
Emri Yt , kurrë s’do të tretet
Ashtu , si nuk tretet kënga
Emri Yt në këngë do mbetet.

Vitet ikin , dal nga dal
Emri Yt gjurëm ka lënë
Dimrin e ktheje behar
Me vargje edhe me këngë

Si , lulet nëpër lëndina
Vargjet e Tua , ke mbjellë
Nëpër gërxhe dhe lugina
Në çdo vatër e çdo derë.

Me penën tënde të artë
Nuk luajte kurrë nga tradita
Ndaj mbete një mal i lartë
Ì pavdekshmi , Lefter Çopa.

.. …… Adem Nihaj ……..

Shpërndaje në facebook: