Lefter Çipa , kurrë s’ka ikur –
……… Lefter Çipa , kurrë s’ka ikur ……….
Shkuanë muaj dhe u bë viti
Pa Lefter Çipën legjenda
Këngën labe lartë e ngriti
Se , mjaltë i buronte pena.
Grupi Pilurit me nam
Lefterin e mban , si mbret
Ì dha emër , i dha fam
Sa kënga do rroj dhe vetë.
Sot në ditën përvjetore
Mbledhur miqë dhe shoqëria
Disa lotë , si flokë bore
Përmbi varr i derdhë e bija.
O Lefter , pilurioti
Je ulur në në prëhër të nënës
Ngrehu , hajde u bë moti
Po të pret isua e këngës.
Dhe sorkadhet tek koria
Njëra tjetërën , po e pyesin
Ku është Lefter bukuria
Se , poetët kurrë nuk vdesin.
Sot pyet syri i thëllëzës
Dhe ai bilbil gjyzar
Ku je , o mjeshtëri i këngës
U bë viti , pa të parë.
Për ty malli do na marë
Për një fjalë , një poezi
Për një këngë me të qarë
Ashtu , si e qaje Ti.
Lefter Çipa , kurrë s’ka ikur
Vargje , këngë , ka lënë një mal
Me ato ne jemi rritur
Ndaj jeton dhe është i gjallë.
……… Adem Nuhaj ……….