November 21, 2024

Hajde mike bredhim – Adem Nuhaj

……… Hajde mike bredhim ……..

Lulet , po na çelin
Po , na vjenë behari
Hajde mike bredhim
Të dalim nga mali.

Të bredhim mbi lule
Të dy dorë për dorë
Ku , ka tinguj cule
Zile dhe këmborë.

Të vemi në stane
Të rrimë pak tek tënda
Me cylë dyjare
Sa mirë vete kënga.

Futemi në rrëza
Dhe biem tek burimi
Ku , këndon thëllëza
Dhe ja kthen bilbili.

Si , vello e bardhë
Tek ujvarë e derdhur
Ku , sythët me radhë
Gati për të çelur.

Ja , shiko në pllaja
Andaj nga koria
Çelur disa thana
Gati është lajthia.

Bajamja ka çelur
Gati është qershia
Tek ne zjarri ndezur
Do çelë dashuria.

Mbytyr anë më anë
Aromë manushaqe
Mos vall ti e mbanë
Në gushë dhe në faqe.

Vesa formon bulzën
Si , lotët e tua
Kur , të putha buzën
Ata ranë mbi mua.

………… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: