Nga ju , vuanë i gjithë ky popull – Adem Nuhaj
…. Nga ju , vuanë i gjithë ky popull …….
S’është kollaj të drejtoshë shtetin
S’do sheleg , por duhet dashë
Kollaj të marësh pushtetin
Por, do b…… , që ta mbashë.
Shteti s’do të tregoshë përralla
Por , do mëndje me vizion
Jo të hashë peshqe dhe ngjala
Dhe të thuash , puna mirë shkon.
Nga e çuat pasurinë
Që , toka jonë mbante brënda
Dhe veprat gjithë Shqipërinë
Me aq mund e djersë të bëra.
Tani dridheni , si pushta
Nga tja mbani , nuk po dini
Thoni e ka fajën lufta
Po naftën tonë , ku e kini?
Pse i shkatërruat të tëra?
Me uzinë e kombinat
E kini bërë pyll me dërra
Këtë vend të begat.
Ku e kini bujqësinë?
Toka jonë ishte hambar
Po , fermat dhe blegtorinë
Prodhime , cilësi e parë.
Tani prisni tju vij mielli
Edhe lypni , derë më derë
Ì mbani sytë nga qielli
Se , tokat i latë djerrë.
Nga ju , vuan i gjithë ky popull
Me çmimet rritur përditë
Por , ju vetë jeni të ngopur
Mbyllni vesh e mbyllni sytë.
Si shushunjë gjakun po pini
Dhe nuk paskeni të ngopur
Por , një ditë duhet ta dini
Do përgjigjeni në popull.
Për lotin , që derdhë femija
Ju hëngtë tama e babzisë
Se , është lot nga uria
Ju zëntë mallkimi Perëndisë.
……. Adem Nuhaj …….