November 21, 2024

Kënga juaj , polifonia – Adem Nuhaj

Dedikuar dy kengetarve te kenges Labe qe me zerin e tyre kane lene gjurmë, Paro Ziflaj dhe Golik Jaupi.

………. Kënga juaj , polifonia ……..

Golik Jaup , festivali
Një jetë të terë nëpër skena
Me Paron , një thëllëzë mali
Me ju mburret Tepelena.

Lumë nëna , që ju ka lindur
Lumë kënga e Labërisë
Sa , shumë lartë e kini ngritur
Mbi malet e Shqipërisë.

Nëpër skena , kur këndoni
Zëri juaj , si këngë belçiku
Malin detin e bashkoni
Se , këndon Parua , Goliku.

Paro Ziflaj , zonjë femër
Golik Jaupi me famë
Grupit Bënçës i thanë emër
Kur këndojnë , shpërthen vullkan.

Zëri tyre , zë shërimi
Si burimet nëpër rrëzat
Nga Goliku ndal bilbili
Parua matet me thëllëzat.

Goliku , kur e mer këngën
Gryka gjëmim oshëtinë
Dhe Parua të shëron zëmrën
Kur , këndon për Labërinë.

Mal me këngë na kini lënë
Për hallet , për dashurinë
Për trimat e vëndit tënë
Për flamur , për Shqipërinë.

Me ju mburret Labëria
Këngët tuaja , janë ujvarë
Kënga juaj , polifonia
Për kombin mbetet thesar.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: