Mall kam , të shohë pllajën – Adem Nuhaj
……… Mall kam , të shohë pllajën ………
Moj vëndlindja ime
Malli më ka mar
Për ata burime
Me ujë kristal.
Për ato lēndina
Livadhe , kullota
Për kopet në brinja
Gërxheve me shqopa.
Të shkoj tek lajthia
Rritur nëpër rrëza
Ku , mërzen bagëtia
Ku , këndon thëllëza.
Dua të notoj
Dushqeve të pyllit
Shpirtin ta shëroj
Nga këngë e bilbilit.
Si dikur , të eci
Të dëgjoj tek bregu
Një lingë , që ka keci
Një çëkël shelegu.
Malli më ka tretur
Për një iso kënge
Djathë e mish të pjekur
Që , kanë ato vënde.
Malli më ka mar
Për , nga unë kam bredhur
Dimër dhe behar
Çdo pëllëmbë kam shkelur.
Lëndinat dhe lugjet
Me bar të mbuluar
Ngyra -ngjyra lulet
Si , qylym i shtruar.
Mall kam , të shohë pllajën
Ku , Dielli puthë malin
Lisat kapin majën
Bleta mbledhë nektarin.
Bashkë me zogjtë e pyllit
Të rri në korie
Dhe pranë burimit
Të shlodhem në hije.
……… Adem Nuhaj ……