Gruaja , flladi pranverorë – Adem Nuhaj
…. Gruaja , flladi pranverorë …..
Gruaja është flladi i jetës
Është lezeti mbi lezete
E kurajës dhe e shpresës
Shpirtin kaltersi mbi dete.
Gruaja është një nënë e dashur
Është motër , që dot s’e ble
Êshtë bijë , që duhej mbajtur
Është e bukura mbi dhe.
Nga zoti është e bekuar
Duron vuajtje , hidhërime
Ndaj gruaja do respektuar
Nuk do dhunë , diskriminime.
Forcë e madhe në gjithë botën
Zemër bardhë , bora e malit
Si lulet , që mbushin shportën
Shkuarë dhe margaritarit.
Është , si flladi pranverorë
Është lulja , që çelë në Maj
Dashuri çelë dhe në borë
Me ngrohëtësinë e saj.
……. Adem Nuhaj ……
Per konkurim.