Bredhë në ëndërra dhe nxjer mallin – Adem Nuhaj
……. Bredhë në ëndërra dhe nxjer mallin …….
Më kujtohet fëmijëria
Kur dilja nga pragu derës
Në ato vëndet e mia
Mblidhja lulet e pranverës.
Shqerrat loznin në lëndina
Bilbilat rrotull këndonin
Mbi kokë loznin gjeraqina
Gurrat ujë të ftohtë buronin.
Ato sheshe dhe livadhe
Jeshilonin nga tërfili
Lule lofate dhe thane
Aromë lulesh dal nga bliri.
Është i bukur vëndi im
Fusha , kodra , gërxhe , maja
Pyjet plotë me gjelbërim
Ndaj dhe s’më hiqet sevdaja.
Ì larguar këtej nga jam
Kujtoj shtigjet , ku jam hedhur
Qeshnim , loznim xanë më xanë
Por , dhe bija lot kam derdhur.
Derdhja lotin nga sikleti
Kur , lëndoja këmbë a duarë
Por , lotin që nxjer kurbeti
Kurrë nuk paska të mbaruarë.
Trupi , kur shtrihej të flej
Mëndja vete , ku kam ler
Mbledhë kujtime , sa të gjej
S’bënë një rrugë , por disa herë.
Mbledhë kujtime në çdo vënd
Si bleta , që qëmton mjaltin
Se , shpirti zëmra më dhëmb
Për trojet , ku kam lënë fshatin.
S’jam mirë nga më ka mar bota
Veç vëndet e mia dua
Atje , më ka rënur koka
Ku , dhe guri më njeh mua.
Bredhë në ëndërra dhe nxjer mallin
Gjezdisë në gjithë Shqipërinë
Takoj fushën , takoj malin
Kodra , pllaja , çdo luginë.
………. Adem Nuhaj ……….