Moj sorkadhe bukuroshe – Adem Nuhaj
………. Moj sorkadhe bukuroshe ………
Sorkadhe moj qafëgjata
Moj e bukura e pyllit
Ndali , ndali ato hapa
Të shohë pak dritën e syrit.
Pritëm pak , që të afrohem
Mos nxito moj e uruar
Se , kam ditë që po mundohem
Më ke lodhur , jam dërmuar.
Më shkon në gjurmën e drërit
Dhe malin e zbukuron
Duke ngrënë majën e gjërit
Synë e bukur rrutullon.
Të shikoj nëpër lëndinë
Moj e bukura sorkadhe
Këmbën çon mbi trendelinë
Dhe nis avazin me valle.
Je lezeti mbe lezete
Kur , kërcen në ato vënde
Pritëm dhe më mer me vete
Të mësoj unë vallen tënde.
Mbi sy vetullat qemer
Gushën ke , si me stolira
E para në valle del
Nga shoqet
je më e mira
Herë vrapoje , herë më rrije
Herë kapje lulet mbi degë
Mos vall , po ma bënë kastile
Të më mbashë gjithë ditën peng.
Herë më del nëpër lëndinë
Herë më ngjitesh lart mbi shkëmb
Dhe unë , kur dal lart në brinjë
Prap më del , vënd e pa vënd.
Moj sorkadhe bukuroshe
Flakë rrufeje dritë e syrit
Në çdo cep e në çdo qoshe
Ti , i jep lezetin pyllit.
………… Adem Nuhaj ………..