Çtë, të bëja unë – Adem Nuhaj
……… Çtë , të bëja unë ………
Një ditë qeshë mbështetur
Rrëzë të një prralli
Sytë më ishin qepur
Në një faqe mali.
Dushku gjelbëronte
Atje ish lezeti
Bari , valë -valë shkonte
Si , një valë deti.
Zogjtë cicëronin
Me këngët e tyre
Degëve lodronin
Tutje nëpër pyje.
Vapa po shtërngonte
Dielli në tokë binte
Rrezet , që lëshonte
Mua , po më piqte.
Zbrita poshtë në krua
Etja më kish kapur
Por , më par nga mua
Një mike kish vajtur.
Aromën lëshonte
Si , një manushaqe
Kur , me ujë freskonte
Gushë edhe faqe.
Nga qerpiktë e syrit
Ujë i pikonte
Binte sipër gjirit
Aty avullonte.
Çtë , të bëja unë
N’atë pikë shullëri
Nga ethet , që zunë
Dridhesha i tëri.
Ngado , që të vija
Shikimet i hidhte
Ndaj i fshhehur rrija
Kisha frikë , mos ikte.
Dhe pse përvëluar
Buza ishte tharë
Syri i malluar
S’ngopej me të parë.
…………. Adem Nuhaj …………