December 3, 2024

Mallakastër legjendare – Adem Nuhaj

………. Mallakastër legjendare ………

Për ty Mallakastra trime
Do shkruaj me mallin e zëmrës
Për grykat plot me burime
Ti , je vëndi i thëllëzëz.

Aty linda , jetën nisa
Tek ty në këmbë u ngrita
Djemtë e tu hedhur , si lisa
Vajzat e bukura vita.

Cep më cep ke bukurinë
Me kodra , male rrethuar
Zëmërbardhë për miqësinë
Lëndinat , si qylym shtruar.

Kokën lart për trimërinë
Qëndron , si zonjat e rënda
Mallakastër heroinë
Në shpirt të buron kënga.

Shumë derte halle ke hequr
Hasmin s’ke qasur në derë
Ndaj në histori ke mbetur
Për ata trimat e nxjerë.

Mallakastër legjendare
Mburremi me emrin tënd
Plot me fusha edhe male
Si e lar në argjënd.

Vëndi bukur , trendelinë
Tek ty na shërohet zëmra
Brënda , ti mban historinë
Në çdo prag të buçet kënga.

Bijtë e tu , dega mbi hon
S’e harrojnë kurrë atë vatër
Ndaj me krenari e thonë
Rrënjët kam në Mallakastër.

…………. Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: