Mos rri e vetmuar – Adem Nuhaj
………. Mos rri e vetmuar ………
Moj thëllëzë mali
Moj syri i shkruar
Hajde lart tek stani
Mos rri e vetmuar.
Hajde të këndojmë
Këtu lart tek bregu
Jetën ta shijojmë
Me brinjë shelegu.
Me mish në hell pjekur
Dhe me ujë burimi
Unë lule kam mbledhur
Të , t’i vë tek gjiri.
Mos rri e vetmuar
Në ato brezare
Por , t’ia marim shtruar
Me culë dyjare.
Shikoi këto lule
Kanë mbushur lëndinën
Kopeja , si nure
Po mbledhë trendelinën.
Ta shijojmë jetën
T’i bëjmë derman xhanit
Dhe të mbushim vedrën
Me qumshtin e stanit.
Për buzët e tua
Për ato gërsheta
Do të kërkoj hua
Një grushtë mjaltë nga bleta.
Si , vilë në Havanë
Për ne do jet stani
Kur , mbi shark të hamë
Djathë e mjaltë mali.
Si , në qiell të shtatë
Na çoi perëndia
Se , mjalti mbi mjaltë
Ìshte dashuria.
………… Adem Nuhaj …………