May 17, 2024

Çdo vit në 5- Maj –

…….. Çdo vit në 5- Maj ……..

Ìshin ata trima
Që , na prunë lirinë
Sot flenë në lendina
Në gjithë Shqipërinë.

Ìshin bijtë e nënës
Me zemër të rrall
Në vargjet e këngës
Sot jetojnë të gjall.

Vdekjen e sfiduan
Nuk i trëmbëte fare
Për vatan flijuan
Jetën djaloshare.

Neve i nderojmë
Çdo vit në 5- Maj
Toka mëmë i mban
Në gjirin e saj.

Në qiell mbetën yje
Lule i ka toka
Heroizmi tyre
Do kaloj epoka.

Lumë ato nëna
Ç’lindën për vatan
Ato lindën drëra
Dhe rritën luan.

Pa vënë kurorë
Ìkën për Atdhe
Me ata dëshmorë
Krenohemi ne.

Çdo brez , që do ler
Do vij dhe do shkojë
T’i nderoj me nder
Kurrë s’do t’i harrojë.

………… Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: