November 21, 2024

Sorkadhet i trëmbi – Adem Nuhaj

……… Sorkadhet i trëmbi ………

Dola në lëndina
Loznin dallandyshe
Lule trendelina
Me aromë të mbyste.

Bilbilat këndonin
Vëndi gjithë nure
Dhe bletët punonin
Lule nëpër lule.

Që , nga mali frynte
Ai fllad i leht
Një vajzë rrugës vinte
Lidhur një gërshet.

Sorkadhet i trëmbi
Me çapat e saja
Po , më tundej vëndi
Më zuri sevdaja.

Nuri mbi të mlidhej
Kur , syn rrutullonte
Zemra përpëlitej
Filloj të gufonte.

Ethet më zunë mua
Po flisja me vete
Kur , të vej në krua
Thashë , atje do vete.

Lule mali mblodha
Vajzës iu avrova
Si , vello ia hodha
Gjirin ia mbulova.

Po , digjej nga faqet
Kur , në gushë e putha
Mos vall manushaqet
Aty qenë bërë tufa.

Dhe pse nëpër pllaja
Lulet kishin çelur
Por , tek gushë e saja
Aroma ish mbledhur.

……………. Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: