November 23, 2024

Po shkrijë, po tretem i tëri – Adem Nuhaj

……… Po shkrijë , po tretem i tëri ……..

Hënë moj më merë dhe mua
Nëpër sheshe dhe livadhe
Të kërkoj atë , që dua
Është e vogël lozonjare.

Të bredhim të dy në male
Në brinja dhe monopatë
Për të vogëlën kunadhe
S’po e mbyll syrin çdo natë.

Zjarri po më përvëlon
T’i puthë syrin edhe buzën
Ti Hënë shehë dhe nuk tregon
Ndaj më merë , më ndriço udhën.

Të bredhim nëpër burime
Nëpër gryka edhe rrëza
Ku , ja thonë me ligjërime
Bilbili edhe thëllëza.

Hënëzë , moj rrumbullake
Do kërkojmë dhe s’do lëmë dhen
S’do lëmë rrugica sokaqe
Mbase do t’ia gjejmë folen.

Të shikojmë mbi trendelinë
Mbase gjejmë gjurmën e këmbës
Mbas gjurmës i gjejmë shtëpinë
Mos , po fle në gji të nënës.

Nur i saj më ka marë brënda
Ditë dhe netë gjumi s’më zë
Vjenë më puthë gjithmonë në ëndrra
Kur , hapë sytë nuk shohë asgjë.

S’do ndalem për ta kërkuar
Atë zogëzën kërthinjë
Sa , t’i puthë syrin e shkruar
Dhe ata , të bukur gjinjë.

Ndezur trupi gur shullëri
Për atë miken kokone
Po shkrijë , po digjem i tëri
Për të bukurën gjitone.

……….. Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: