December 3, 2024

Me ju , mjer e det me det – Adem Nuhaj

……. Me ju , mjer e det me det ……

Gjithë ky popull është në hall
E ka zënë me harbutin
Del e bërtet , si tellall
Hajduti thot kap hajdutin.

Mbliidhen , bëjnë gjoja kongres
Shkon fjalimi gojë më gojë
Por , për popullin asnjë shpresë
Ku do haj , ku do punoj.

Flasin të heqin vëmëndjen
Dhe lajmin e bëjnë bujë
Merakun e kanë për ndënjen ( karrigen )
Gjithë fjalimi shashkë në ujë.

Kur , u preket interesi
Bëhen , si qën i tërbuar
Për popullin , që s’i ka thesi
Asnjëherë nuk kanë menduar.

Japin mëndë , gjoja dinë shumë
Me ju , mjer e det me det
Rinia , po ikën lum
Vëndin , po e lënë shkret.

…………… Adem Nuhaj …………..

Shpërndaje në facebook: