November 21, 2024

Vajzë moj , ti lozonjare – Adem Nuhaj

…….. Vajzë moj , ti lozonjare …….

Në lëndina çelur bari
Majave bora ka shkrirë
Nëpër degë bilbil gjyzari
Këngën mer , që pa gëdhirë.

Në ato gryka dhe rrëza
Ujë të ftohtë nëpër burime
Gërxheve këndon thëllëza
Pylli det me gjelbërime.

Shkëmbinjëve ujëvara derdhur
Nga dielli duket me ngjyra
Anë e mbanë , lulet kanë çelur
Ç’bukuri ka bërë natyra.

Të hyshë në ato korie
Të ikësh , këmba s’të bënë
Sorkadhet atje bëjnë hije
Kur , vallen ato e lënë.

Pylli plot me cicërima
Violinë , këngë e kanarinës
Çelur bliri dhe dafina
Të mbytë erë e trendelinës.

Vesa e natës , kur bie
Çdo gjë lagë dhe e freskon
Mbi to qëndron , sa është hije
Kur , del dielli avullon.

Çobanët mbledhur në stane
Marin këngë me tinguj cule
Nëpër sheshe dhe livadhe
Fluturat lozin mbi lule.

Bletët dalin pa përtuar
Nëpër kodra , nëpër kroje
Mjaltë lulesh për të qëmtuar
Që , të mbushin ato hoje.

Vajzë moj , ti lozonjare
Që , ma mbanë mbi gju fustanin
Do vishë me mua në stane
Ta kalojmë atje beharin.

– O çoban , ylli që ndrinë
Do të vij , o djal çapkën
Dhe mos të më thoshje tinë
Vetë do ta kisha thënë.

………… Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: