November 21, 2024

Moj vajza Gjirokastrite

Moje vajza , Gjirokastrite

Moje vajza , Gjirokastrite
Rritur mbi Malin e Gjere
Cuditem sa shpejte u rrite
Merak i ke bere te tere..

Rritur ne ato sokaqe
Me rrugica dhe kalldreme
Kush te pa s’te hodhi llafe
Kush te pa , dhe nuk e c’mende.

Moje vajza , Gjirokastrite
Moje bukuri , e Kalase
Dhe Hena kur ty te shihnte
Hapte rruge , dhe kthehej pase.

E vogel , bije e mamase
Te shoh te cepi avllise
Je lulja e manxurase
Je mjalti i dashurisë.

Lum nena , qe te ka rritur
Nje piktur , paska goditur
Si mjeshter te ka skalitur
Sy dhe vetull , te ujdisur.

Trupi yte , shufer lajthie
Gusha e bardhe , si debore
Gjoksi sinjal dashurie
Qendrone mbi trupin e holle.

Gjoksi yte , si djath i stanit
Eshte si lulet ne Virua
Dhe ne vapen e beharit
Te freskone , si ujt ne krua.

Moje lulja , nga Gjirokatra
Djemve u hape sebepe
Me hënën , kur të vijë nata
Do coje fjale , te kem per vete.

Ne buze kengen , kur kendone
Si thelleza , neper gerxhe
Nga gjumi , endra me zgjone
Per te pare une , buzen tende.

Ne ender , naten kalova
Me ty moje Hena mbi mal
Ti kendoje , une degjoja
Ajo nate , me nxori mall.

Nxora mall , por ender ishte
Me iku shpejte ajo nate
Kur u zgjova , isha ndryshe
Isha vetem , fillikate.

Moje vajza , Gjirokastrite
Nuri yte , i mare ne Hene
Dhe pse ne enderr , ti ishe
Gjurem ne zemer , ke lene.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: