May 17, 2024

Nëna
Poezia – Adem Nuhaj
Interpreton – Matilda Avduli

Të kujtoj moj nënë
Kur te vatra rrije
Nëpër buzë një këngë
Në gjum kur më vije.

Dhe në monopat
Këmba jote bridhte
Mblidhje ndonjë shkarp
Dora furkën tirte.

Shaminë mbi kokë
Mbi thinjat e bardha
Futën mbushje plotë
Me mollë dhe me dardha.

Aty te avllia
Këmba jote shkelur
Në ëndrrat e mia
Ti nënë , më ke ngelur.

Byrekun me lakra
E bëje me sac
Gjizë e djath te napa
Në vatër kulac.

Ushqimin e nxirje
Me shpirt dhe me thonjë
Dhe bukë kur nuk kishje
Bëje kalaponjë.

Në shi , në dëborë
Ke ikur dhe zbathur
Dhe mua të vogël
Në krah më ke mbajtur.

Në netët me yje
Kur unë s’isha mirë
Ti syrin se mbyllje
Der në të gëdhirë.

Shpirti yt i bardhë
I gjerë sa një det
Për ty jamë krenar
Se ti më dhe jetë.

Si lisi në shkëmb
Që rrënjët ka ngjitur
Ashtu me ty nënë
Shpirti është i lidhur.

Sa herë që kam dhimbje
Kamë ndonjë siklet
Vete goja ime
O nënë , thërret.

Sa herë kam lëndim
Dhe vras ndonjë këmbë
Sikur gjejë shërim
Kur thërres , o nënë.

Malli më ka marë
Këtej nëpër botë
Po gjesdis dynjanë
Jo , si ty s’gjëj dotë.

Si kali në lëmë
Më ka bredhur këmba
Por , asnjë s’ka thënë
Biro , hajdë te nëna.

Shpirti përvëluar
Dhe syri që qanë
Do jenë rehatuar
Kur të të vijnë pranë.

Shpërndaje në facebook: