May 21, 2024

Shqipëri o nëna ime

Shqipëri o nëna ime
Poezia – Adem Nuhaj
Interpreton – Matilda Avduli

Teksti:
Ku dhëmb , dhëmbi vete gjuha për ty nëna Shqipëri.
Për ato viset e tua , male , kodra , pyje , gërxhe edhe fushat për zili.
Për lumenjtë që gjarpërojnë , për ato gryka dhe rrëza.
Për bilbilat kur këndojnë , bashkë me ta edhe thëllëza.

Shqipëri , o nëna ime , moj e bukura mbi dhe.
Prite , prite zëmrën time vetëm ty të ka atdhe.
Malli për ty e ka tretur , si qiriri nën flakë.
Një pikë gjak që i ka mbetur , do ta lër në atë prag.

S’të harrojmë të kemi nënë me shqiponjën dy krenare.
Lotin po e bluajmë me dhëmb , nëpër botën trazatare.
Se dhe bleta kur mbledh mjaltin shkon shumë larg.
Pastaj te koshere sajë , ndihet mirë dhe buron mjaltë.

Do të vij të nxjerr mall aty te viset e mia.
Të dëgjoj culë e longar të shoh kur kullot bagëtia.
Të shikoj lulet në fusha dhe bjeshkët që ka malsia.
Ku këndon bukur lahuta , rapsodi dhe ciftelia.

Të shikoj vashat e bukura , kur vellon hedhin mbi sy.
Si nje lule , si nje flutur dua të të shoh dhe ty.

Do vij te rrënjet e mia , ku është zakoni tabani.
Është e jona Shqipēria aty të na dalë xhani.
Si lulja që e do diellin , dua unë trojet e mia.
Nga rrënjët të hapen degët dhe të shtohet vegjëlia.

Shpërndaje në facebook: