Si dy zogjë këndonim – Adem Nuhaj
………. Si dy zogjë këndonim ……….
Tek lisi me rrushë serine
Ku , flladi freskonte gjin
Atje , ne bënim takime
Dhe flisnim për dashurin.
Bilbili në degë këndonte
Sorkadhja lozte mbi shkëmb
Zjarri dashuris vëlonte
Unë lozja me flokun tënd.
Buzët etja kur i merte
Jo , nuk vimin në virua
Puthjet shuanin atë etje
Unë tek ti e ti tek mua.
Aty rrotull në lëndin
Unë për ty lulet i mblidhja
Si flokë bore nëpër gjinjë
Lehtë , lehtë mbi ty i hidhja.
Nëpër lule buza jote
Mjaltin , si bleta e mblidhte
Ashtu , si mbi shkëmb në hoje
Tek buza ime e hidhte.
Trendelina mbirë mbi gure
Aromë e lules më mbyt
Por , më shumë se ato lule
Po më mbyste floku yt.
Ai syri nën vetull
Mbante brënda një thesar
Si , kokërr e rrushit pjekur
Që , rri varur në lastar.
Si dy zogjë , të dy këndonim
Në ato sheshe livadhe
Njëri tjetërin përqafonim
Unë luan dhe ti sorkadhe.
Të dy zemra na gufonte
Nga zjarri i dashuris
Buza nga buza e donte
Një puthje të ëmbëlsis.
Dielli dhe dita po ikte
Dal nga dal , po vinte nata
Gjumi doja të më zinte
Tek ata flokët e gjata.
………….. Adem Nuhaj ………..