Po mendoja , si të vija –
…….. Po mendoja , si të vija ……..
Tek pisha rritur në shkëmb
Ku , binin rrezet e diellit
Atje unë pashë syrin tënd
Plot me ngjyrat e ylberit.
Floku yt i larë në ar
Lagur nga vesa e natës
Thashë të vija dal nga dal
Të kap me grep të kërrabës.
Po mendoja , si të vija
Se , ishte i sert vëndi
Bukurinë tënde e shihja
Si , sorkadhe majë shkëmbi.
Mora culën për t’i rënë
Edhe nisa të këndoja
Hall i madhë më kishte zënë
Mbase me këngë të afroja.
Erdhën më mbajtën kabanë
Ata bilbilat e malit
Ti , luajte dhe re matanë
Më tunde shaminë e ballit.
U nisa , si një i marr
Nëpër pyllin plot me shkarpa
Zura vënd tek shkëmb i çar
Aty prita , që të kapja.
Në rrugën e ngushtë të dhive
Atje , ta zura pusinë
Të pashë , po vije si xhinde
Stolitë të mbulonin gjinë.
Dritë e syrit m’u verbua
Kur , ti m’u afrove pranë
S’prite të thoshja , të dua
Por , ma shfaqe vetë sevdanë.
Më the djal , sa të kam pritur
Bëra kot , sikur do ikja
Lartë në mal unë kot s’jam ngjitur
Përveç teje , tjetër s’prisja.
………. Adem Nuhaj ………