December 3, 2024

Hënë moj , e bukur Hënë

Hënë moj , e bukur Hënë
Poezia – Adem Nuhaj
Interpreton – Matilda Avduli

Teksti:
Hënë moj , e bukur hënë
Mos e ke parë miken time
Në male nga kullot gjënë(bagëtinë)
Ku pi ujë nëpër burime.

Është e bukur , flokë verdhë
Baluket i mban mënjanë
Më të mirë , se ajo s’gjenë
Hënë moj , ty shumë të ngjanë.

Hēnë moj , që gjesdisë malet
Shiko se mos andej vjenë
Po nuk e pe , pyetë sorkadhet
Mos vall me ato kërcenë.

Hënëzo ndrico dhe rrëzat
Se ti c’do vënd e shikonë
Shiko mos është me thëllëzat
Dhe këngën me to këndonë.

Hënë moj , e bardha hënë
Shiko gërxhet edhe pyjet
Ndrico dhe qiellin të tërë
Se mos është bashkuar me yjet.

Dil shiko nëper lëndinë
Andej ku lulet s’mbarohen
Flokēt ngjyer në trendelinë
Ndaj nga lulet nuk dallohen.

Mos lërë brinjë e mos lërë ledhë
Dil shiko nga kullotë bleta
Nga mjaltin bleta e mbledhë
Dhe më thuaj , o djal e gjeta.

Hënë moj , e bukur hënë
Mos më ikë , mos perëndo
Po gjesdisë malin me këmbë
Rrugët e malit ndrico.

Gjithë natën nuk fjeta
Bashkë me hënën nëpër male
Gjersa miken unë e gjeta
Miken që më c’mëndëte fare.

Hënën më unë s’po e shihja
Kur miken po e shikoja
Kush ish Hëna , kush ish mikja
Nga të dyja , s’i dalloja.

Shpërndaje në facebook: